OEK: Projektligji i ri për TVSH krijon lehtësira për prodhuesit

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur miratimin e projektligjit për TVSH-në, duke e vlerwsuar se miratimi i projektligjit për TVSH-në është lajm i mirë për bizneset dhe do të krijojw lehtësira për prodhuesit dhe adreson një prej çështjeve më problematike përkatësisht mbledhjen e TVSH-së në kufi e cila tani do të mblidhet në brendi të vendit.

Lajme

19/10/2018 16:53

Sipas OEK, ky ndryshim i formës së mbledhjes së TVSH-së do të ketë ndikime direkte në përformancën financiare të bizneseve.

Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdoj avokimin për ndryshimet specifike të këtij ligji në bazë të kërkesave të bizneseve nga sektor të ndryshëm në procedurën vijuese të miratimit të ligjit përkatësisht në Komisionet Parlamentare.