OEK po ndjek me vëmendje situatën e cilësisë së naftës

OEK thotë se organet përgjegjëse për ekzaminimin e cilësisë së naftës duhet të bëjnë inspektimet sipas standardeve të duhura. Situata është e ndjeshme, andaj OEK kërkon që të mso bëhen prononcime paushall nga institucione dhe individë jokompetent.

Lajme

10/02/2014 15:10

Oda Ekonomike e Kosovës po përcjell me vëmendje të madhe situatën e krijuar lidhur me cilësinë e naftës me të cilat furnizohen institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Prishtinës.

Të premten, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas rezultateve të para, ku doli se niveli i sulfurit në naftë ishte jashtë çdo standardi të lejuar, mori vendimin që të mbyll të gjitha shkollat, dhe të fillohet hetimi, gjegjësisht të mirren mostra nga çdo shkollë, dhe më pas institutet përkatëse të japin fjalën e tyre.

OEK nëpërmjet një komunikate për media fton se institucionet përkatëse që duhet të bëjnë ekzaminimin e derivateve.

“Oda Ekonomike e Kosovës dhe Menaxhmenti i saj, me vëmendje po e përcjellin situaten e krijuar në lidhje me cilësinë dhe konformitetin e naftës e cila është përdorur për ngrohjen e disa shkollave në Prishtinë”.

“Në pretekst të parandalimit të ekspozimit nga rreziku që mundet ti kanoset shëndetit të nxënësve Komuna e Prishtinës ka ndërprerë aktivitetin e mësimit në disa shkolla deri në ekzaminimin e analizave nga laboratorët kompetente”.

“Konsiderojmë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është institucioni kompetent ligjor dhe përgjegjës për inspektimin dhe konformitetin e derivateve të naftës “.

“Këtë inspektim dhe kontroll ajo e realizon përmes trupave të pavarura inspektuese dhe laboratorëve të autorizuara dhe akredituara për analiza”.

“MTI ka dal me deklaratat se janë kryer analizat e kësaj nafte në pikat kritike nëpër shkollat e identifikuara, duke konstatuar se kjo naftë është konform parametrave të kërkuara për përbërjen e sulfurit, dhe se nafta e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin e nxënësve”.

Duke pasur parasysh se kjo situatë është sensitive, OEK fton që të respektohen të gjitha standardet gjatë bërjes së analizave, në mënyrë që të zbulohet cilësia e vërtetë e naftës së përdorur për ngrohje nëpër shkolla.

“Duke pasur parasysh këtë situate mjaft sensitive, mendojmë se nevojitet që të respektohen të gjitha ekzaminimet standarde të analizave duke përfshirë dhe analizat në ndonjë laborator neutral-referent në mënyrë që të ndriçohet objektivisht cilësia e naftës në fjalë”.

“Çdo prononcim paushall nga organet dhe individët jokompetent, do të u shkonte në favor vetëm profiterëve për përfitime individuale, si dhe do të mjegullonte dhe politizonte akoma më shumë këtë situate mjaft të ndjeshme”.