OEK i jep mirënjohje për kontribut Ambasadorit Cliff (Video)

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i ka dhënë sot një mirënjohje për kontributin e tij në Kosovë, Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff.

Lajme

23/03/2015 14:52

Kryetari i OEK-ut tha se Ambasadori Cliff, i cili edhe pak përfundon misionin e tij në Kosovë, ka dhënë një kontribut të madh për Kosovën në shumë fusha. Andaj sipas tij OEK po e nderon me mirënjohje atë.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë që për kontributin e dhënë për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe dhe për kontributin e dhënë në Kosovë, qoftë në aspektin politik, strategjik, kulturor, edukativ dhe mbi të gjitha në aspektin e avancimit të partneritetit dhe të dialogut mes shteteve në rajon dhe përmirësimin e imazhit të regjionit, si OEK kemi vendosur që të nderojmë me një mirënjohje ambasadorin Ian Cliff, një mik i vërtetë i cili për pak kohë e lëshon Kosovën, ku do të kaloj në një mision tjetër diplomatik”, tha Gërxhaliu.

cliff2

Ndërkaq, Ambasadori Ian Cliff tha se është i emocionuar për këtë mirënjohje. Ai tha se ardhmëria ekonomike e Kosovës është mbështetja e sektorit privat, në mënyrë që të hapen vende të reja të punës.

“Jam shumë i emocionuar dhe i kënaqur me këtë mirënjohje. Nuk jam i sigurt se e meritoj por e pranoj në emër të qeverisë sime”.

“Dua të them që ardhmëria e Kosovës është e garantuar vetëm me mbështetja e sektorit privat dhe në periudhën afatgjatë nuk është e lehtë të krijohen vende të reja të punës për 25 mijë të rinj që hyjnë në tregun e punës për çdo vit”.

“Ka qenë kënaqësi e madhe që gjatë kësaj periudhe sa kam qenë në Kosovë të bashkëpunoj me OEK-un. Kanë qenë projekte të vogla”.

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Cliff tha se do të vijë një ditë që Kosova dhe Serbia, do të jenë partner të rëndësishëm ekonomik për njëra-tjetrën.

Ai madje tërhoqi një paralele mes shkëmbimit ekonomik që ka Britania e Madhe dhe Irlanda, duke thënë se pavarësisht a je shtet i madh apo i vogël, partneriteti ekonomik me fqinjtë tuaj është shumë i rëndësishëm.

“Shpesh njerëzit më pyesin se pse flas kaq shumë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. por në aspektin ekonomik në të ardhmen e afërt, partneriteti apo bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë priooritar sepse serbia do të jetë e një rëndësie të vecantë për Kosovën por dhe Kosova do të jetë një partnere për të ardhmen ekonomike të Serbisë”.

“Unë e bëjë një paralele të thjeshtë mes Irandës dhe Britanisë së Madhe. Është shumë interesant të thuhet që shkëmbimi tregtar mes Britanisë dhe Irlandës është më i madh se sa Britania ka me Kinën. Pra, kur jeni fqinj, nuk ka rëndësi se a jeni shtet i madh apo i vogël, raportet ekonomike janë shumë të rëndësishme”, tha Cliff. (lajmi.net)

YouTube player