OEK angazhohet për barazi në tregun rajonal – Lajmi.net
OEK angazhohet për barazi në tregun rajonal
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 13:42, 28 September 2017
Oda e Kosovës Ekonomike (OEK) në bashkëpunim me atë të Serbisë kanë filluar dialogun për tejkalimin e barrierave ekonomike në mes të dyja vendeve.

OEK ka prezantuar e rezultatet e hulumtimit të realizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike“ dhe “Heinrich Boël Stiftung” mbi tejkalimin e barrierave për biznesin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë raport janë pasqyruar rezultate të hulumtimit nga pikëpamja dhe përvoja e bizneseve të të dyja vendeve, në të bërit biznes mes Kosovës dhe Serbisë.

Raporti poashtu përmbledh informata nga raportet të ndryshme të institucioneve relevante nga të dyja vendet, rreth nivelit të bashkëpunimit ekonomik, barrierave tarifore dhe jotarifore, pengesave në të bërit biznes nga politika që po u shkakton ndërmarrjeve nga të dyja vendet, analiza e kuadrit legjislativ për biznesin, njohuritë mbi rolin dhe rëndësinë e marrëveshjes CEFTA, etj.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK tha se janë duke bërë përpjekjet të vazhdueshme në lehtësimin e të bërit biznes, tejkalimin e barrierave dhe eliminimin e ndikimit politik kur bëhet fjalë për zhvillim ekonomik dhe promovim të rajonit si paketë e përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

“Është një takim i një rëndësie të veçantë sepse janë duke u zgjerua format e dialogut në konkretizimin e sfidave dhe po bëhet një hap i veçantë që ta ndërtojmë ardhmërinë tonë që është stabiliteti ekonomik që do të gjeneroj atë politik e social që të ndryshohet percepsioni i imazheve i shteteve të Ballkanit nga një trevë të sfidave në një trevë të zhvillimit”.

“Si OEK kemi ngritur zëri që këto barriera ti kalojnë të së kaluarës dhe ne vërtet kemi menduar që dialogu të jetë mekanizëm i kalimit të këtyre barrierave. OEK-u edhe më tutje do të ndjekë këtë përgjegjësi që promovojë dhe të rrisë imazhin e vendit në mekanizmat rajonal dhe ata ndërkombëtar”.

Gërxhaliu me tej shtoi se ka pasur kritika se pse po dialogohet me Serbinë, po sipas tij, rezultati më i madh që përmes dialogut të tejkalohen sfidat.

“Në një rajon agjenda politike është në top agjend e po anashkalohen proceset ekonomike. Kam frikë që shumë më tepër flitet në dialogun me Serbinë sesa që bëhet, por nga ky dialog duhet të gjithë të përfitojmë dhe në njëfarë forme ekziston edhe një hezitim që dialogut t’i pranohen rezultatet dhe kjo është dëshmi që ekonomia është shumë përpara politikës. Ne kemi pasur kritika pse po dialogojmë, por rezultati më i madh i këtij dialogu është se ne sot bisedojmë drejtpërdrejt dhe  kjo të jetë një fakt që përmes dialogut të tejkalohen sfidat”.

Kryetari i Odës Ekonomike dhe Industrisë të Serbisë, Marko Çadezh, ka thënë se është i rëndësishme fakti se dy vendet kanë filluar bashkëpunimin dhe që lidhjet ekzistojnë.

“Ne nuk kemi shkop magjik që t’i zgjidhim të gjitha problemet. Ne kemi biseduar se çka mund të bëhet që të arrijmë rezultate të mëdha. Kemi sjellë këtu rreth 300 kompani nga Oda Ekonomike e Serbisë dhe Kosovës, dhe është vendosur themeli se lidhjet ekzistojnë. Këto janë çështje që duken ndoshta të lodhshme, por kjo është jeta dhe e ndikon punën sepse nesër ndoshta do të keni mundësinë të punësoni njerëz” ka thënë ai.

Për kontributin e dhënë ambasadorit Britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i është ndarë një mirënjohje.

Ai tha se dialogu në Bruksel është shumë i rëndësishëm, por sipas tij, dialogu duhet të vazhdoj përmes bizneseve e për çdo nivel të shoqërisë.

O’Connell ka shtuar se janë komitetet ato që japin kontributin kryesorë në thyerjen e barrierave dhe krijimin e lidhjeve.

“Politika dhe marrëdhëniet politike janë më rëndësi, por dua të theksoj se ndryshimet vijnë nga komunitetet. Është mirë të shohësh se ekzistojnë lidhjet ndërmjet këtyre dy vendeve që kanë qenë të shkëputura për një kohë. Nuk është kjo çështje për lider, por është për njerëz të të gjitha niveleve. Puna e dy odave ekonomike e dëshmon këtë, është e mundshme sepse merren me gjëra të vërteta”.

Rezultatet e hulumtimit të kryera në Serbi dhe në veri të Kosovës i ka paraqitur Boban Stojanoviq, i cili ka thënë se me rastin e hulumtimit janë zbatuar të gjitha kriteret.

“Qëllimi themelor i hulumtimit është identifikimi i problemeve me të cilat përballet shoqëria afariste dhe mundësia e përparimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

“Problemi i përgjithshëm vendosja e rregullave ndërmjet dy vendeve, trajtimi i mallit, problemi është gjithashtu procedura transite e mallit ndërmjet Serbisë. Problem i madh është mungesa e infrastrukturës rrugore. Unë e shoh se nuk ekzistojnë kushtet, mungojmë hapësirat e mjaftueshme. Kjo ndikon në problemin e mbajtjes së gjatë në kalimet kufitare”.

“Gjithashtu nuk ekziston komunikimi direkt në disa vendkalime dhe komunikimi i tretë ndikon negativisht në kohë. Konvertimi i dinarëve në euro, transaksionet kanë të mëdha dhe kjo për ndërmarrësit e vegjël krijon shpenzime shtesë. Gjithashtu ekziston funksioni i percepsionit në vendkalime në veçanti ata nga veriu që kanë rrugë më të ngushta. Nuk ekziston zbatimi i marrëveshjes së CEFTA-s etj.”, ka thënë ai.

Olivera Ceni, OEK, ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të kryer në Kosovë. Tha se në këtë aspekt vërehet ndikim i theksuar i politikës.

Ajo tha se komuniteti i biznesit i referohet barrierës mungesës së infrastrukturës dhe mungesës së stimujve nga qarqet qendrore.

“Kompanitë të cilat eksportojnë dhe importojnë ose kalojnë transit ato kanë thënë 50 për qind e tyre kanë thënë që në përgjithësi në vendkalime kufitare nuk kërkohen dokumente shtesë mirëpo gjysma tjetër thonë që kjo është barrierë e vazhdueshme”.

“Një problem tjetër është fakti i vlerësimit të mallit se bizneset e prezantojnë vlerën reale autoritetet serbe e bëjnë rivlerësimin, tjetër barrierë është largimi i targave gjatë transitit. Bizneset gjithashtu pothuajse gjitha ato kanë thënë se janë duke menduar sinqerisht mbylljen e territorit tregtues me Serbinë dhe mundësinë e gjetjes së rrugëve të reja”.

“Paradoksi kryesor është kërkesa e autoriteteve të Serbisë që certifikata e prejardhjes së malli të merret në institucionet serbe. 80 për qind e bizneseve si problem e kanë parë aspektin  kontrolleve administrative duke treguar që në vendkalime tregtarë zyrtaret doganorë në serbi kanë mungesë të komunikimit”.

“1/3 pretendojnë që pritjet në kufirin serb janë të stërzgjatura. Asnjëra prej kompanive nuk ka ë thënë që kanë paguar taksë të dyfishtë e si barrierë kryesorë është transiti. Bizneset gjithashtu ngrehin shqetësimet që trajtimi i produkteve kryesore nuk trajtohen njëjtë. Bizneset në përgjithësi e përmendin përmirësimin e të bërit biznes por sipas tyre ka hapësirë ende për ndryshime. Barrierat më shumë ata i shohin si politike sesa ekonomike”.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy