Odise Roshi shënon golin e javës? (Video)

Odise Roshi ka shënuar një gol të bukur, i cili erdhi falë një kombinimi fantastik nga bashkëlojtarët e tij, të cilët krijuan një skemë të mirë nga gjuajtja e lirë.

Sport

10/11/2014 22:40

Aksioni dhe goli i shënuar nga Odise Roshi, padyshim që meriton çdo lëvdatë. Nëpër mediat, po flitet se ky është goli i javës.

Roshi u fut si reservist, mirëpo atij i’u deshën vetëm disa minuta për të shënuar golin e fitores për Frankfurtin në fushën e Aalenit.

Njëherish, kjo ishte fitorja e tretë e Frankfurtit në pesë xhirot e fundit, që si duket është duke kaluar në një formë mjaft të mirë.

Video