Odegaard në Serie A

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard mund të transferohet në Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

19/06/2015 09:30

Martin Odegaard pritet të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Talenti i madh norvegjez nënshkroi me Los Blancos në janar por bëri vetëm një paraqitje në xhiron e fundit të La Ligës.

Andaj, drejtuesit e Realit janë duke menduar huazimin e tij tek një skuadër ku mund të luajë më tepër.

Dhe, Odegaard ka zgjuar interesim të madh në Serie A ngas Roma e Inter.

Mirëpo, së fundmi në mesin e klubeve që e kërkojnë është përmendur edhe Manchester City.