Oda e Afarizmit të Kosovës, e shqetësuar për rritjen e deficitit tregtar

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.0% në muajin shkurt 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 182.8 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 174.1 milionë eurosh në vitin 2017.

Lajme

23/03/2018 16:42

Eksporti mbulon importin me 10.9%. Andaj sipas, Odes se Afarizmit të Kosovës, një vend dhe një popull që mbahet 90% me produkte të importuara mbetet i destinuar që jetë i varfër dhe në shërbim të ekonomive dhe prodhuesve nga vendet tjera.

“Prodhuesi vendor dhe ekonomia e vendit kanë nevojë për reforma të thella strukturoreqë do tëndihmoninnxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Kostoja e prodhuesit vendor është për 16% më e lartë se në vendet e CEFTA-s. Edhe pse janë bërë përparime në politikat fiskale, ende jemi larg krijimit të një ambienti investues dhe miqësor për biznesin. Biznesi prodhues i Kosovës po përballët më shumë barriera, si: çmimin më të lartë të energjisë në rajon dhe Evropë, ndërprerje të shpeshta të energjisë, çka biznesit i shkaktohen humbje deri në 300 milion € në vit”, thuhet në një letër të OAK, drejtuar kryeministrit të Kosovës.

“Jemi i vetmi vend në rajon që biznesi prodhues paguan taksën në ndërtim si çdo biznes tjetër. Biznesit prodhues nuk i ofrohet infrastrukturë (qasje në rrugë, rrugë, kanalizime, internet, energji elektrike etj) edhe pse paguan taksën për ndërtim. Është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të organizoj dialog të vazhdueshëm me biznesin dhe asociacionet e biznesit me qëllim të arritjes së një plani të veprimit mbi reformat që duhet të ndërmerren në drejtim të rritjes së prodhimit vendor dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, thuhet tuje në këtë letër.

Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se është e gatshme që të kontribuoj në çdo drejtim. /Lajmi.net/