Oda e Afarizmit kërkon nga MBPZHR të perkrahë sigurimin e produkteve bujqësore

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës vizitën e radhës e zhvilluan në Komunën e Shtimes për të biseduar në lidhje me ngricat që mbretëruan në sezonin e pranverës, gjë që i shkaktoi dëme të mëdha bujqësisë së kësaj komune, ku gjithashtu iu është kërkuar Komunës së Shtimes që sektori i bujqësisë të shndërrohet në departament.

Lajme

14/05/2017 14:05

Vitin e kaluar niveli qendror ka përkrahur këtë komunë me grante (600.000 euro) dhe subvencione (400.000 euro). Nga dëmet e shkaktuara janë kompensuar vetëm 25% e tyre.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Sabri Çerkini theksoi se ka lëvizje pozitive nga ana e nivelit qendror dhe janë mesatarisht të kënaqur.

“Oda do të merret me përkrahjen e bujqësisë dhe kërkojë sigurimin e produkteve bujqësore, metodë kjo që zbatohet në vendet  evropiane, dhe këtë praktikë ta zbatojmë edhe ne, theksoi z. Hysni Zogaj, anëtarë i bordit të OAK-së.

“Pasi sektori i bujqësisë nuk është i veçantë por vepron në kuadër të drejtorisë për zhvillim ekonomik, propozohet që të kalojë ndaras ky sektor në departament të veçantë, pasi që në Komunën e Shtimes është e zhvilluar bujqësia dhe shfaqet nevoja për një gjë të tillë”, theksoi Hyzer Gashi, bashkëpunëtor i OAK-së në këtë komunë.

Këtë propozim e përkrah edhe Oda e Afarizmit të Kosovës, duke e marrë parasysh se nevoja dhe mundësia për zhvillimin e bujqësisë në këtë rajon është shumë e madhe.

Së bashku më z. Zogaj për t’u njoftuar me situatën në këtë komunë, prezent ishin zyrtarët për komunikim me biznese nga Oda e Afarizmit të Kosovës, Donika Gashi,  Qendresa Ibrahimi dhe Rrushe Maloku. /Lajmi.net/