O’Connell, tregon se çfarë i bënë përshtypje në Kosovë – Lajmi.net
O’Connell, tregon se çfarë i bënë përshtypje në Kosovë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 9:18, 17 April 2018
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O`Connelli, ka thënë se Kosova dhe Britania kanë marrëdhënie unike dhe specifike.

“Pjesëmarrja e ushtarëve britanik në luftën e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë”, tha ai.
Sipas tij njerëzit në Prishtinë e në Kosovë janë shumë të mirë. “Këtu njerëzit të përshëndesin dhe kjo më bën shumë me përshtypje të mira. ”, tha ambasadori O’Connelli, në një intervistë sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e Kosovës dhe Britanisë. Ai ka folur edhe për Edit Durhamin që një shesh mban emrin e saj. “Fillimi bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe Mbretërisë, lidhet me Edit Durhamin”, tha ai.

Sipas tij Kosova dhe Britania janë miq të vjetër. “Është nder për ne që një shesh në Prishtinë mban emrin e një akademike”, tha ai.

O’Connelli, ka përmendur edhe një ish ushtar të UCK-së, që veproi një Britani në një rast kur ndihmoi shumë qytetarë të shumtë.”Dervish Gashi ishte prezentë gjatë sulmit afër Urës së Londrës, ai me veprimin e tij shpëtoi jetën e shumë qytetarëve”, tha Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connelli.

Fjalët kyçe: Ambasadori britanik, Kosova

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball