O’Connell: Qeveria t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, e ka vlerësuar protestat e sotme paqësore të organizuar nga tri partitë opozitare, Vetëvendosje – AAK – Nisma.

Lajme

17/02/2016 19:08

Përmes një postimi në Facebook, O’Connell ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ketë parasysh thirrjet e qytetarëve për luftim të korrupsionit e sundim të ligjit. Ndërsa, në të njëjtën kohë, u ka bërë thirrje palëve (Qeverisë e Opozitës) që të ulën dhe të dialogojnë për dallimet që i kanë, raporton lajmi.net.

“Protesta është një e drejtë thelbësore dhe jam i gëzuar që sot protestat kaluan në një frymë paqësore. Shpresoj që kjo përfaqëson një vendim të opozitës për ta zëvendësuar dhunën. Shpresoj që Qeveria ta ketë parasysh brengosjen e qytetarëve për korrupsion dhe sundim të ligjit. U kërkoj të dyja palëve që të gjitha dallimet e tyre politike t’i zgjidhin përmes dialogut. Çdo hap pozitiv i ndërmarr nga politikanët në Kosovë, mund të ndikojë në ndërtimin e një kulture demokratike në këtë shtet të ri”, ka thënë O’Connell. /lajmi.net