O’Connell për filmin “SHOK”: Po ndjehem optimist

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se përmes filmit “SHOK” janë bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ai është shprehur optimist në mundësinë e fitores së filmit sonte në ceremoninë “Oscars”.

Lajme

28/02/2016 22:32

O’Connell ka thënë se Kosova dhe Britania, me këtë film, kanë bërë diçka të mahnitshme.

Ky është shkrimi i plotë i ambasadorit, i postuar disa minuta më parë në llogarinë e tij facebook.

“Çfarëdo që të ndodhë, ekipi i Kosovës / Britanisë se Madhe që qëndron prapa ‘shok-ut’, kanë bërë diçka të mahnitshme. Ata kanë bashkuar Kosovën dhe popullin e saj, kudo që ata janë, duke e mbështetur filmin. Ata kanë bërë që Kosova të konkurroj me më të mirë në botë. Ata përfaqësojnë shumë mirë të dy vendet tona të mrekullueshme. Por, unë po ndjehem optimist!”, ka shkruar O’Connell.