O’Connell në pritje të princit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Cionnell, ka postuar një fotografi nga aeroporti i Prishtinës, ku po e pret arritjen në Kosovë të princit të Weals-it, Charles dhe Dukeshës së Cornwall, Camila.

Lajme

18/03/2016 17:48

Princi Charles, arrin në Prishtinë pas vizitës së fundit të realizuar nga turneu në Ballkan, në Mal të Zi, para vizitës në Kosovë.

Delegacioni mbretëror i Britanisë së Madhe, pritet të arrije diku pas orës 18 në aeroportin e Prishtinës.

Të shtunën në mëngjes do ta takojnë presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Bashkë me Jahjagën, Princi dhe Dukesha e Cornwallit do të marrin pjesë në ceremoninë e Memorialit të Personave të Pagjetur, si rezultat i luftës në Kosovë.

8677_227575890928072_5145890848477471225_n