O’Connell: Kosova të mos jetë çerdhe e korrupsionit, duam rezultate

Ambasador i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, ka thënë se niveli i korrupsionit në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë.

Lajme

18/12/2018 11:27

Madje Kosovën, ai e ka quajtur çerdhe të korrupsionit. Por i pari i Britanisë së Madhe në Kosovës, në tryezën me temën “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit” organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), shtoi se bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë që të vazhdohet me këtë avaz.

“Më vjen marre pas raportit të Ehatit me thënë që si ambasadë britanike i kemi sjellë prioritet luftimit të korrupsionit në Kosovë, sepse krejt i kemi dëgjuar rezultate. Ka ardhur koha, e kam të qartë që Kosova është qind për qind për luftimin kundër korrupsionit. Dalja e EULEX-it është diçka për tu mirëpritur sepse është e qartë që kush ka përgjegjësinë për këtë luftë në Kosovë”.

“Bashkësinë ndërkombëtare kërkon diçka prej Kosovës, nuk është ofertë prej nesh, por është kërkesë, që Kosova të mos jetë çerdhja e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sepse me pasë një vend të korruptuar mund të pastrohen, mund të ketë strehimore është rrezik për ne dhe Evropën”.

“Nuk do të pranojmë më dhe kjo d.m.th që është e rrezikshme për Kosovën. Nëse Kosova nuk do të jetë në anën e drejtësisë por në anën tjetër kjo do jetë e rrezikshme për Kosovën”.

Sipas tij, me rezultatet e treguara po krijohet ambienti që korrupsioni të lulëzojë dhe se lufta kundër korrupsionit po mbetet vetëm në letër, raporton EO.

Madje britaniku pohoi se ka kaluar koha kur ndërkombëtarët duhet të mbajnë përgjegjësinë për nivelin e lartë të korrupsionit.

“Me këto rezultate po krijohet ambienti që korrupsioni të lulëzojë. Gjetjet po dëshmojnë se lufta kundër korrupsionit po mbetet vetëm në letër. Nëse ndikimet politike janë aq të pashmangshme, është koha të lëshoni rrugë, është koha për ata heronj të drejtësisë, shpresoj që janë prezentë në këtë dhomë, të dalin”.

“Ka shkuar koha kur ne do të mbajmë përgjegjësinë si ndërkombëtarë. Ne do jemi pranë jush sepse është interes i Britanisë që ta mbajë Kosovën larg korrupsionit. Ne do jemi aty për t’iu ndihmuar, por ka ardhur koha me dhënë rezultate”.