Ochoa në Malaga

Njëri prej futbollistëve më të dalluar në Kampionatin botëror, portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa nga edicioni i ardhshëm do të luajë në La Ligë. Ai është shumë pranë transferimit te Malaga.

Sport

01/08/2014 00:17

Malaga do të transferojë Guillermo Ochoan në kontratë trevjeçare, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Portieri i Meksikës, një prej futbollistëve më të dalluar gjatë Kampionatit botëror në Brazil, ka gjetur një klub të ri pas largimit nga Ajaccio.

Ochoa do të jetë portier i ri i Malagas duke zënë vendin e Willy Caballeros i cili u largua nga klubi duke iu bashkuar Manchester Cityt, më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ochoa raportohet se tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore dhe i kanë mbetur të sqarojë vetëm edhe disa detaje para zyrtarizimit të transferimit në Malaga.