OBSH rekomandon seks të mbrojtur nëse jeni kthyer nga zonat e prekura nga Zika

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se burrat dhe gratë që janë kthyer nga zonat ku virusi Zika është duke u shpërndarë në mënyrë aktive, duhet të praktikojnë marrëdhënie të mbrojtur seksuale apo të mos e bëjnë atë për të paktën 6 muaj, pavarësisht nëse ata janë duke u përpjekur të krijojnë familje, ose janë duke treguar simptoma.

Bota

07/09/2016 08:52

Siç shkruan TheGuardian, OBSH thotë se përditësimi është i bazuar në provat e reja të transmetimit Zika nga meshkujt asimptomatik për partnerët e tyre femra dhe një femër simptomatike tek partneri i saj mashkull, dëshmi kjo që Zika është i pranishëm në spermë për më gjatë se që është menduar.

Virusi Zika në gratë shtatzëna është dëshmuar që shkakton defekte gjatë lindjes, sipas të cilit koka dhe truri janë në mbimadhësi, sikurse edhe abnormalitete të të tjerë të trurit./Lajmi.net