OBSH: Ka rënie të rasteve të reja me ebola në Liberi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ka pasur rënie të përhapjes së virusit të ebolës në Liberi, shteti që deri më tani është më i prekuri.

Bota

29/10/2014 22:22

Bruce Aylward, nga OBSH, ka thënë se ai është i bindur se është duke u fituar lufta kundër këtij virusi vdekjeprurës. Por, ai shtoi se në asnjë mënyrë kjo nuk do të thotë se kriza e ebolës ka marrë fund, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Ai tha se numri i i ri i rasteve në nivel global ishte 13,703 dhe se numri i të vdekurve ndoshta do ta kalojë shifrën prej 5 mijë personash.

“Duket se trendi i përhapjes së virusit në Liberi është duke u ngadalësuar”.

“Ne po shohim se ka ngadalësim në shfaqjen e rasteve të reja të të infektuarve me këtë virus”, tha Aylward.

Sipas tij, ajo që ka ndikuar në rënien e numrit të të prekurve nga ebola ka qenë informimi më i mirë i popullatës mbi këtë sëmundje, transmeton lajmi.net.