Oblak, zëvendësuesi i Courtois te Chelsea

Chelsea është vënë në kërkim të një portieri që do të zëvendësojë Thibaut Courtois.

Sport

01/08/2018 14:28

Dështimi për të arritur një marrëveshje të re, ka bërë që rruga drejt ndarjes mes Chelsea dhe Courtois të jetë e pashmangshme.

‘DailyMail’ raporton se portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, shihet si pasuesi ideal i belgut në ‘Stamford Bridge’.

‘Blutë’ sipas kësaj medie britanike, duken të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë euro për portierin slloven.

Chelsea po ashtu ka qenë e interesuar edhe për Alisson Becker, i cili së fundi iu bashkua Liverpoolit./Lajmi.net/