Oblak i hapur për një kontratë të re me Atleticon

Jan Oblak duket se është i gatshëm që të vazhdojë kontratën e tij me skuadrën e Aletico Madrid.

Sport

18/02/2019 17:16

Emri i Oblak është lidhur me shumë zëra që e largonin atë nga ‘Wanda Metropolitano”, shpeshherë gjatë viteve të fundit.

Por, portieri duket se ka kaluar kohë shumë të mira në këtë skuadër, dhe ka thënë se do të ishte i lumtur të vazhdonte kontratën, transmeton lajmi.net.

Slloveni i vlerësuar lartë ka thënë: “Kam një kontratë deri në vitin 2021. Jam i qetë, i fokusuar në fushë.”

“E kam thënë disa herë se jam i lumtur këtu. Nëse do të nënshkruaja një rinovim, do të isha i lumtur” ka thënë ndër të tjerash Oblak.

Oblak është një nga më të mirët në La Liga, por lirisht mund të themi se edhe prej më të mirëve në botë. /Lajmi.net/