Objektivi Scudetto

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez shpreson që të fitojë në Serie A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon. Bianconerët konsiderohen si favorit për të rrëmbyer Scudetton e tretë të njëpasnjëshem edhe pse aktualisht kanë tri pikë më pak se lideri Roma, ndërsa të dielën ndeshen me skuadrën me të cilën e ndajnë pozitën e dytë…

Sport

07/11/2013 21:18

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez shpreson që të fitojë në Serie A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon. Bianconerët konsiderohen si favorit për të rrëmbyer Scudetton e tretë të njëpasnjëshem edhe pse aktualisht kanë tri pikë më pak se lideri Roma, ndërsa të dielën ndeshen me skuadrën me të cilën e ndajnë pozitën e dytë në tabelë, Napolin.

Puna qëndron më keq në Ligën e Kampionëve ku aktualisht janë në pozitën e fundit në Grupin B me vetëm tri pikë, por kanë ende shanse për t’u kualifikuar në rast të fitoreve në dy ndeshjet e fundit kundër Copenhagenit dhe Galatasarayt.

Tevez është optimist. “Objektivi i parë këtë sezon quhet Scudetto”, deklaroi përforcimi i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City.

“Do të ishte arritje shumë e madhe, krenari për historinë e klubit. Pastaj vjen Liga e Kampionëve”, shtoi argjentinasi i cili ndihet shumë mirë në Torino.

“Jam shumë i lumtur që jam transferuar në Juventus. Është një klub i madh, njësoj sikurse të gjitha klubet e mija paraprake, Boca, Corinthians, dy Manchesterat. Jam i lumtur, Torino është qytet i bukur. Dhe, tifozët kanë treguar përkrahje të madhe për mua. Është kënaqësi kur i dëgjoj duke ma thirrur emrin”, përfundoi Tevez.