Objektivi i Milanit quhet Europa League

Milani ka caktuar objektivin për pjesën e mbetur të sezonit. Pas eliminimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma nga Atletico Madrid, Rossonerët janë jashtë garës për titull në Serie A si dhe nga Kupa e Italisë. Mirëpo, nënkryetari Adriano Galliani ka sqaruar se skuadra do të japë maksimumin për të…

Sport

12/03/2014 15:54

Milani ka caktuar objektivin për pjesën e mbetur të sezonit.

Pas eliminimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma nga Atletico Madrid, Rossonerët janë jashtë garës për titull në Serie A si dhe nga Kupa e Italisë.

Mirëpo, nënkryetari Adriano Galliani ka sqaruar se skuadra do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin në Europa League, edhe pse në të kaluarën kishte deklaruar se kjo garë kontinentale nuk e përmbush apetitin e klubit.

“Nuk është e vërtetë se kam thënë se Milan nuk dëshiron të shkojë në Europa League, ky do të jetë objektivi ynë prej tani e deri në fund të sezonit. Të dielën duhet të fitojmë ndaj Parmës në mënyrë që të afrohemi në pesë pikë ndaj tyre. Milani gjithmonë ka qenë në Evropë në vitet e fundit andaj duhet të vazhdojmë të mbetemi në Evropë”, u shpreh Galliani për Milan Channel.