Objekti me më shumë baktere në shtëpinë tuaj

Çuditërisht, tualeti juaj është një nga sipërfaqet më të pastra në shtëpinë tuaj.

Lifestyle

30/04/2016 15:29

Ndërkohë vendet që janë më shumë të pritura të kthehen në një habitat të përsosur për bakteret në shtëpinë tuaj, janë koshi i plehrave, koshi i rrobave të papastra dhe dërrasa ku presim perimet.

Lista e objekteve që përmbajnë mikrobe me shumicë vijon me telefonin celular dhe paratë që kalojnë me mijëra duar. Peshqirët janë gjithashtu të pasur me baktere, sipas studimit të bërë në Universitetin e Arizonës.

Por përse paska kaq shumë mikrobe në peshqirë? Kjo ndodh për dy arsye: e para, peshqirët mund të qëndrojnë të lagur për një kohë të gjatë, duke iu lejuar mikrobeve të shtohen, dhe e dyta, për faktin se përdoren në vendet më të ndotura të shtëpisë.