Objekti i mbetur “shkret” nuk e liron trotuarin, qytetarët në rrezik nga veturat /FOTO

Lëvizja në një pjesë në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës është bërë shumë e rrezikshme. Në mungesë të trotuarit, qytetarët po ngatërrohen nëpër vetura.

Lajme

02/06/2018 20:13

Në një  objekt të vjetër përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme vendpunishtja për restaurimin e tij është siguruar që një kohë të gjatë, por punimet ende nuk kanë nisur, shkruan lajmi.net.

Më së keqi po e pësojnë qytetarët që lëvizin në atë pjesë,  sidomos nënat që lëvizin me karroce, ngase trotuari ka mbetur brenda punishtes, dhe lëvizja është kufizuar tërësisht.

Komuna e Prishtinës nuk ka mundur të ofrojë zgjidhje për sigurinë e kalimtarëve. Ndërkaq, nuk dihet se kur do të fillojnë  punimet për restaurimin e objektit që është gati të shembet. /Lajmi.net/