Objekti i çuditshëm fluturues që u shfaq në qiellin e Kalifornisë

Videoja shfaq momentin kur dy objekte fluturuese të paidentifikuara u panë duke fluturar mbi qiellin e San Diegos.

Fun

11/11/2018 16:27

Fillimisht, mund të shihet vetëm një dritë që lë shenjë në qiell përgjatë perëndimit të diellit, kur vetëm pak minuta më pas shfaqet një e dytë, transmeton lajmi.net.

Chris Wilson, i cili filmoi këto dy objekte të çuditshme, u çudit nga stopimi i menjëhershëm i tyre, pastaj lëvizja me një shpejtësi marramendëse.

Një kanal popullor në lidhje me konspiracionet “Disclose Screen”, zbuloi videon e Chris-it në Youtube dhe filloi të shpërndante teori të mundshme konspirative.

Çkado qoftë drita e çuditshme, ajo ende mbetet një mister për apasionatët e UFO-ve./Lajmi.net/