Objekt misterioz mbi aeroportin e Heathrow

Pamje të jashtëzakonshme janë filmuar teksa një objekt i shndritshëm misterioz ka kaluar mbi aeroportin Heathrow, në Londër, pak sekonda përpara se një avioni të ulej.

Bota

22/11/2017 10:59

Skenat dramatike tregojnë një dritë të fortë që lëvizin me shpejtësi drejt shtëpive më poshtë, para se të digjej pak momente para se një avion i madh të futet në pamje.

Nuk dihet nëse vija me ngjyra të ndezura ishte një meteor apo hyrja atmosferike e ndonjë sendi tjetër të panjohur të mbeturinave të hapësirës.

Është gjithashtu e paqartë saktësisht sa larg ka qenë “ylli i rrëzuar” dhe sa pranë një aksidenti ajror mund të ishim, shkruan Daily Mail.