Obiliq, rrah bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme në Obiliq është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Lajme

24/01/2018 10:15

Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore nga Komuniteti Rom, pasi që i njëjti kishe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pas rastit ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq që me urdhër të prokurorit I dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/