Obeziteti kushton shtrenjtë – Lajmi.net
Obeziteti kushton shtrenjtë
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 18:20, 11 October 2017
Kostoja e trajtimit të sëmundjeve të shkaktuara nga obeziteti në të gjithë botën do të rritet me 1.2 trilionë dollarë çdo vit, nga 2025, nëse nuk bëhet më shumë për të kontrolluar përkeqësimin e shpejtë të situatës.

Obeziteti dhe pirja e duhanit janë dy shkaqet kryesore që kanë bërë që të rritet numri i rasteve me kancer, atake kardiake dhe diabetit në të gjithë botën. Të grupuara së bashku zyrtarisht si sëmundje jo të transmetueshme, ato janë shndërruar në vrasëset më të mëdha në botën moderne.

Deri më tani, SHBA ka faturën më të kripur të trajtimit me një rritje nga 325 miliardë dollarësh në vit, kjo edhe për shkak të kostos së lartë të kujdesit mjeksor atje. Por, të gjitha vendet po shënojnë një rritje të ndjeshme të kosos që shumë shpejt do të bëhet e papërballueshme.

Shifrat vijnë nga Federata Botërore e Kundër Obezitetit që thotë se do të ketë 2.7 miliardë të rritur mbi peshë dhe obezë deri në 2025, shumica e të cilëve do të ketë nevojë për ndihmë mjeksore.

Kjo do të thotë se një e treta e popullatës globale do të jetë mbipeshë apo obeze. Kjo analizë, është bërë nga federata pak përpara Ditës Botërore të Obezitetit që shënohet të mërkurën. Sipas federatës, vendet më të varfëra do të jenë më shumë në vështirësi por kostoja në rritje do të jetë problem për çdo vend të botës.

Sipas zyrtarëve, një rritje e taksave për pijet me sheqer është një hap i rëndësishëm që qeveritë mund të ndërmarrin për zbutjen e problemit. Sipas eksperteve, një shpenzim më i madh në trajtimin dhe parandalimin e obezitetit sot, do të shpëtojë vendet nga humbja e miliona dollarëve në plan afatgjatë.

Operacioni që redukton përmasën e stomakut, është një mënyrë efektive për të reduktuar oreksin dhe studimet kanë treguar se ai mund të pengojë 2 lloje diabetesh dhe të përmirësojë shanset e njerëzve për një jetë të shëndetshme. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Obeziteti

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush
  • Play Supercar Showdown