Obeziteti dhe mbidoza, sfidat me të cilat ballafaqohen amerikanët

Përveç se obeziteti është një ndër problemet që amerikanët duan ta evitojnë, edhe sfidat mjedisore dhe rreziqet për shëndetin e adoleshentëve.

Fun

16/11/2018 15:21

Ditari shkencor i Washingtonit në SHBA, tani ka pranuar raportin e ri në të cilin pasqyrohen më së miri problemet me të cilat ballafaqohen kohëve të fundit amerikanë.

Sipas iniciativës, Bloomberg American Health, sfidat më komplekte për të cilat kërkohet trajtim urgjent në SHBA, janë varësia, mbidoza, dhuna, obeziteti dhe sistemi ushqimore, njofton Klan Kosova.

Përveç se obeziteti është një ndër problemet që amerikanët duan ta evitojnë, edhe sfidat mjedisore dhe rreziqet për shëndetin e adoleshentëve, po bëhen shkaktar të jetesës jo të mirë të amerikanëve.

Sipas artikujve dhe rekomandimeve, tani është kërkuar që në secilën problematikë që prek banorin e Shtetve të Bashkuara, të ketë rol edhe politika si dhe strategjitë e ndryshme efektive.

Publikimi i raportit ndodhi pak para fillimit të Samitit Amerikan të Shëndetit të Bloombergut, që do të mbahet më pas këtë muaj në Washington, D.C.