Obeziteti dhe anoreksia lidhen me mungesën e “hormonit të humorit”

Kjo mund të çojë në depresion dhe ankth tek gratë shumë të dobëta apo tek ato shumë të shëndosha Anoreksia dhe obeziteti mund të çojnë në një deficit të një “molekule të mirëqenies”, “allopregnanolone” dhe sigurisht që predispozojnë depresion dhe ankth.

Lifestyle

20/11/2017 22:02

Kjo është zbuluar nga një studim i profesorit italian Graziano Pinna, i Universitetit të Ilinoisit dhe u botua në revistën Neuropsychopharmacology. Allopregnanolone – i quajtur edhe ‘allo’ – është një derivat i hormonit të progesteronit femëror; në përgjithësi prodhon një humor pozitiv dhe ndjenjë mirëqenieje. Hulumtimet e mëparshme, shpjegon Pinna në ANSA, kanë lidhur nivelet e ulëta të “allo” me rrezikun e depresionit dhe ankthit. Përveç kësaj, këto çrregullime të humorit janë të zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga anoreksia (më shumë se gjysma e grave me anoreksi nervore vuajnë nga depresioni dhe ankthi) dhe obeziteti (43% e obezëve vuajnë nga depresioni). Grupi Pinna përfshinte 12 gra me anoreksi nervore, 12 gra me peshë normale dhe 12 obeze.

Asnjë nga gratë nuk kishte pasur depresion ose të kishte marrë antidepresantë më parë. Të gjitha u janë nënshtruar marrjes së mostrave të gjakut dhe pyetësorëve për të vlerësuar praninë e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit. Studiuesit zbuluan se tek gratë me anoreksi, nivelet e “allo-s” në gjakut ishin 50% më të ulëta në krahasim me ato të matura në gjakun normal të grave; dhe gratë obeze e kishin nivelin e “allo-s” rreth 60% më të ulët në krahasim me gratë që kanë peshë normale.

Ndërkohë, përqendrimi i progesteronit ishte normal në të gjithë pjesëmarrësit, shenjë që në rastin e anoreksisë dhe obezitetit transformohet progresteroni. Së fundi ekspertët zbuluan se sa më i ulët të ishte përqendrimi i allo-s, aq më shumë gratë anoreksike dhe obeze vuanin nga depresioni dhe ankthi. Molekulat që rrisin prodhimin e allo-s mund të bëheshin antidepresantë alternativë përkundrejt atyre që janë sot në përdorim (të cilat nuk funksionojnë në rreth gjysmën e pacientëve), thotë Pinna.