Obduksioni i trupit të Armend Trenës bëhet nesër

Ekipet e mjekësisë ligjore janë nisur për në Kaçanik, ku në lumin Lepenc është gjetur trupi i policit Armend Trenës.

Lajme

07/05/2018 18:03

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë për lajmi.net se ata janë shumë afër për të arritur në vendin e ngjarjes.

Gërxhaliu ka bërë të ditur se obduksioni i trupit do të bëhet nesër në mëngjes.

“Po jemi rrugës, shumë afër për të arritur në vendin e ngjarjes. Obduksioni bëhet nesër në mëngjes”, ka thënë Gërxhaliu për lajmi.net.

Armend Trena u gjet sot në mesditë nga njësitet e FSK-së.

Ai bashkë me Malsor Dashin ishin aksidentuar qysh para 10 ditësh në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Trupi i Trenës u gjet rreth një kilometër larg vendit ku ishte gjetur trupi i kolegut të tij, Malsor Dashi. /Lajmi.net/