Obama: Solidaritet me Erdoganin kundër terrorizmit

Presidenti amerikan, Barack Obama i telefonoi dje homologut turk, Recep Tayyip Erdogan për t’i shprehur solidaritetin e SHBA-së me Turqinë kundër terrorizmit pas atentatit të dyfishtë në Ankara që ka shkaktuar të paktën 95 të vdekur.

Bota

11/10/2015 16:27

“Populli amerikan solidarizohet me popullin turk në luftën kundër terrorizmit dhe sfidat e përbashkëta për sigurinë e rajonit”, konfirmoi Obama në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan i shprehu Erdoganit ngushëllimet si dhe dhimbjen e thellë për ata që u vranë dhe u plagosën në këto sulme terroriste.

Të paktën 95 persona u vranë dje në Ankara si pasojë e atentateve kamikaze të kryera në Turqi kundër një manifestimi në mbështetje të paqes, organizuar nga opozita pro-kurde tre javë nga zgjedhjet e parakohshme legjislative./atsh