Obama Rusisë: Largojini trupat nga kufiri me Ukrainën

Presidenti amerikan Barak Obama, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga zona e kufirit me Ukrainën, dhe të sillet si një “qytetar i përgjegjshëm ndërkombëtar”. Këtë thirrje ai e ka bërë gjatë një interviste për CBS.

Bota

28/03/2014 20:10

Barack Obama tha se trupat ruse po qëndrojnë pranë kufirit me Ukrainën, me arsyetimin se aty po bëjnë stervitje ushtarake.

Këto trupa, sipas Obamës, duhet të kthehen prapa.

Obama e ka inkurajuar Rusinë që të nisë një dialog me Ukrainën, pas tensioneve që kanë qenë, që nga koha e përmbysjes së presidentit Viktor Yanukovych në shkurt të këtij viti.

(Radio Evropa e Lirë)