Obama “përkujdeset” për ulësen e Thaçit

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është përkujdesur për ulësen e presidentit Hashim Thaçi në Hjuston.

Lajme

05/12/2018 18:29

Për vendin se ku duhej të ulej presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Kishën Episkopale të Shën Martinin në Hjuston, besoni ose jo është përkujdesur vetë ish-presidenti amerikan, shumë i dashur për kosovarët, Barack Obama, shkruan lajmi.net.

Në disa foto që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet vetë Obama duke u përkujdesur së ku duhej të ulej presidenti Hashim Thaçi.

Më herët mediat publikuan edhe fotografi ku shihej Thaçi i ulur afër kancelares Merkel dhe si duket ka qenë vetë Obama ai që i ka ulur afër njëri-tjetrit. /Lajmi.net/