Obama nuk e pranon gjenocidin mbi armenët, Merkel po

Shtëpia e Bardhë zhgënjen armenët. Presidenti Barack Obama nuk do të përdorë termin “gjenocid” për të përkufizuar masakrat e ndodhura 100 vjet më parë në Jerevan, që do të përkujtohen ditën e premte.

Bota

22/04/2015 23:55

Në vitin 2008, Obama kishte deklaruar se si president do të kishte njohur gjenocidin armen dhe tërheqja e tij këtë herë duket se ka zhgënjyer aktivistët.

Ndërkohë, Gjermania konfirmon qëndrimin e saj se masakra e armenëve nga Perandoria Otomane 100 vjet më parë ka qenë gjenocid.

Kancelarja Angela Merkel e ka deklaruar këtë në një telefonatë me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, ka bërë të ditur zëdhënësja e saj Christiane Wirtz.

Deri më sot Gjermania e kishte shmangur përkufizimin e masakrës së vitit 1915 si “gjenocid” për respektin ndaj Turqisë. Sipas gazetës “Die Welt”, Davutoglu i është ankuar Merkelit për ndryshimin e qëndrimit nga ana e qeverisë në Berlin.