Obama ngushëllon amerikanët: Çfarëdo që të ndodh, dielli do të agojë përsëri

Presidenti i Amerikës Barack Obama i është drejtuar amerikanëve me një porosi pas mbylljes së fletëvotimeve natën e kaluar.

Bota

09/11/2016 08:55

Presidenti në largim i SHBA-ve i ka kërkuar vendit të qëndrojnë të qetë pas fushatës më përçarëse në gjithë kujtesën.

Ai tani duket gjithnjë e më shumë se mund të zëvendësohet në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump, duke lënë pas Hillary Clinton.

Në mesazhin video për BuzzFeed News ai tha: “Le të përballemi. Kjo ka qenë një zgjedhje rraskapitëse, e vështirë dhe e çuditshme për të gjithë ne”, tha Obama./Lajmi.net