Obama: Në luftën kundër ISIS-it mund të na ndihmojnë komunitet myslimane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke folur për luftimet kundër ISIS, tha se suksesi në luftimet kundër këtij grupi varet nga komunitetet myslimane, duke përfshirë këtu dijetarët dhe klerikët, dhe duke hedhur poshtë interpretimet e deformuara të Islamit, në mënyrë që ata të mbrojnë bijtë dhe bijat e tyre nga rekrutimi.

Bota

07/07/2015 14:14

Ai ofroi një përditësim në misionin ushtarak kundër grupit terrorist ISIS, ditën e hënë, duke theksuar natyrën afatgjate të përpjekjeve dhe rëndësinë e forcave lokale dhe qeverive të qëndrueshme për të ndalur rritjen e grupit terrorist, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Obama vuri në dukje praninë e më shumë se 5 mijë avion ajrorë kundër ISIS në Irak, Siri dhe rajone të reja si Afrika e Veriut, dhe përpjekjet e një qeverie të ndikuar e Irakut në prag të rënies së Ramadit, si shenja të përpjekjeve në rritje kundër grup terrorist.

Ai pati mundësinë që të stimulojë Kongresin për të konfirmuar se Adam Szubin, nën sekretar i Departamentit të Thesarit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare, të ndihmojë përpjekjet për të ndaluar që paratë të rrjedhin për grupin e xhihadistëve ISIS.

Edhe pse presidenti ka thënë se trupat e SHBA-vë janë trajnuar dhe kanë bërë përparim në kthimin mbrapa të të ardhurave të ISIS, në gjithë Irakun dhe Sirinë, përgjatë muajve të fundit. Ai shtoi se nuk ka plane për të dërguar më shumë trupa amerikane në rajon.

Obama theksoi se forcat rajonale të sigurisë do të duhet të luajnë një rol udhëheqës në përpjekjet kundër ISIS-it.

“Konsensusi i fortë është që ne të kemi sukses afatgjatë në këtë luftë kundër (ISIS), ne kemi për të zhvilluar forcat lokale të sigurisë që mund të mbajnë progres. Kjo nuk është e mjaftueshme për ne që thjesht të dërgojmë trupa amerikane për tu vendosur përkohësisht prapa organizatave si (ISIS), por pastaj sa më shpejt që ne largohemi do të shohim atë boshllëk të mbushur përsëri nga ekstremistët”, tha Obama.