Obama lavdëron Merkelin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, morën pjesë në një debat publik në Berlin.

Bota

25/05/2017 14:47

Obama tha se Merkel është person që ka bërë “punë të shkëlqyeshme” dhe po ashtu ai mbrojti presidencën e tij.

Duke folur për rritjen e nacionalizmit dhe ksenofobisë në botë, Obama i tha turmës se “ne duhet të shtyjmë prapa këto trendenca që mund të shkelin të drejtat e njeriut apo të shtypin demokracinë ose të kufizojnë liritë individuale”.

Duke Obama gjithashtu foli edhe për nevojën për ndihmën për zhvillim dhe diplomaci, duke i cilësuar si pjesë të politikës së sigurisë kombëtare.

“Ne nuk mund ta izolojmë veten, nuk mund të fshihemi prapa murit”, tha Obama.