Obama kritikon Rusinë për moslejimin e votimit në Ukrainën lindore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama e ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve “të suksesshme” në Ukrainë, por e ka kritikuar njëkohësisht Rusinë për moslejmin e votuesve që të marrin pjesë një zgjedhje në pjesën lindore të Ukrainës.

Bota

27/10/2014 19:31

“Në emër të popullit amerikan, uroj popullin e Ukrainës për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme parlamentare më 26 tetor”, thuhet në kumtesën e presidentit Obama.

Më tutje ai ka theksuar se votimet e djeshme paraqesin “një tjetër kthesë madhore në zhvillimin demokratik të Ukrainës”.

Obama ka shkruar se “është e qartë se autoritetet e Rusisë, që e okupuan Krimenë, dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesët lindore të Ukrainës, i kanë parandaluar shumë shtetas ukrainas nga ushtrimi i së drejtës së tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare dhe për të votuar”.