Obama krahason Britaninë dhe Francën me dy vajzat e tij

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, ka thënë se të zgjedhësh në mes të Britanisë dhe Francës, si aleatin më të afërt të SHBA, për të është njësoj sikurse të zgjedh njërën prej dy vajzave të tij.

Bota

12/02/2014 07:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka dhënë një deklaratë që ja ua ka “nxjerrë ditën”, tabloideve britanike, kur ka thënë se ai nuk mund të gjykojë për “aleatin më të mirë”, në garën në mes Britanisë dhe Francës.

Për të kjo gjë është njësojë sikurse të jetë i detyruar që të zgjedhë të preferuarën e tij në mes vajave të tij Sasha dhe Malia.

“Unë kam dy vajza. Dhe që të dyja janë të mrekullueshme, dhe unë kurrë nuk mund të zgjedh njërën prej tyre si më të preferuarën”.

“Dhe pikërisht kështu ndihem edhe me partnerët e mi të nderuar europianë. Të gjithë ata janë të mrekullueshëm, secili në mënyrën e vet”, tha Presidenti Obama gjatë konferencës për media pas vizitës që Presidenti i Francës, Francois Hollande, i bëri Shtëpisë së Bardhë.

 

“Ajo se çfarë besoj unë është se aleanca SHBA-Francë asnjëherë më parë nuk ka qenë më e fortë”, shtoi Obama.

“Kjo gjë është e mirë për Francën. Është mirë edhe për Shtetet e Bashkuara. Është mirë edhe për botën, sepse ne ndajmë vlera të caktuara dhe ndajmë premtime të caktuara për të cilat angazhime dhe vlera ne jemi të gatshëm që të veprojmë”.

Presidenti Barack Obama është pyetur nëse Parisi “ka zëvendësuar”, Londrën  në rolin e “shoqes më të mirë”, të Washingtonit në skenën globale. Miqësia e ngushtë në mes të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara është, dhe si rregull, duke ju referuar qarqeve diplomatike, është cilësuar si  një “marrëdhënie e veçantë”- i pari lloj i tillë dhe i vetmi, në sferën e çështjeve botërore.