Obama kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte mes Izraelit dhe Hamasit, sulmet e të ndërsjella të të cilëve kanë vrarë mbi një mijë njerëz, shumica e të cilëve civilë.

Bota

28/07/2014 12:16

Presidenti Obama, në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shprehu shqetësim të madh për viktimat mes civilëve në Luftën e Gazës.

Obama po ashtu theksoi rëndësinë e sigurisë së Izraelit dhe lehtësimin e krizës humanitare në Gazë, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Zëri i Amerikës shkruan se gjatë kësaj bisede nuk u publikua përgjigja e kryeministrit Netanyahu për çështjet që ngriti presidenti Obama.