Obama: Jemi bashkë kundër terrorizmit

Presidenti Barack Obama është zhgënjyer shumë kur është informuar në lidhje me serinë e shpërthimeve në Bruksel, duke lënë të vdekur 31 njerëz dhe shumë tjerë të plagosur.

Bota

22/03/2016 15:46

“SHBA-të do të qëndrojnë me popullin e Brukselit”, tha Obama.

“Bota duhet të bashkohet, ne duhet të jemi së bashku në këtë pikë, pavarësisht nga kombësia, raca apo besimi për të luftuar kundër terrorizmit”, ka shtuar ai, transmeton lajmi.net.

Obama gjithashtu ka treguar se do të jenë vazhdimisht në ndihmën e tyre për të hulumtuar më thellë këtë rast.

“Zyrtarët e SHBA-së do të vazhdojnë të jenë në kontakt të ngushtë me homologët në Bruksel, ne do të sigurojmë informata shtesë rreth këtij sulmi terrorist”.

Obama aktualisht është në Kubë për një vizitë historike. Ai është duke mbajtur fjalim dhe pritet që më pas të trajtojë së bashku me disa zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë sulmin në Bruksel. /Lajmi.net