Obama: Hiroshima, shembulli më i mirë për një botë pa armë bërthamore

Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili po viziton Hiroshimën në Japoni, ka thënë se sulmi që ndodhi në këtë qytet, nuk duhet të harrohet asnjëherë, por duhet të qëndrojë në memorien e të gjithëve, si një motiv për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke bërë përpjekje për një botë pa armë bërthamore.

Bota

27/05/2016 13:03

Ai ka thënë se fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen e shkaktuar nga ato sulme, por sipas tij, të gjithë kanë përgjegjësi për të parë historinë në sy dhe për të parandaluar vuajtje të tilla në të ardhmen.

Obama u bë presidenti i parë në detyrë që vizitoi Hiroshimën 71 vjet pas sulmit me bombë bërthamore, që u mori jetën qindra mijëra personave, transmeton Kp.