Obama do publikojë faktet për ekzistencën e UFO-ve?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama mund të zbulojë të vërtetën rreth alienove përpara se të largohet nga posti i presidentit.

Fun

22/08/2016 07:57

Kështu raportojnë mediat amerikane dhe mediat britanike, të cilat shkruajnë se kjo është teoria më e fundit e konspiracionit.

Lobisti për zbulimin e së vërtetës për UFO-t, Stephen Bassett ka publikuar një video ku flet se Obama do të mbahet mend për një mijë vjet nëse ai zbulon sekretin e ekzistencës së alienove.

Ai pretendon gjithashtu se kjo ngjarje do të jetë edhe më e bujshme se ardhja e Jezu Krishtit.

Mbetet për të parë muajt në vazhdim nëse këto teori të reja konspiracioni do të jenë të vërteta.