Obama akuzon Rusinë për “sjellje agresive”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka kritikuar qëndrimin “gjithnjë e më agresiv të Rusisë” ndaj Ukrainës.

Bota

26/05/2015 20:10

Kemi pasur rastin të diskutojmë për situatën në Ukrainë dhe për sjelljen gjithnjë e më agresive që ka marrë Rusia, ka thënë Obama pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Rusisë që “të ndalojë mbështetjen e separatistëve dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina”.

Vendet perëndimore dhe NATO-ja e akuzojnë Rusinë se mbështet rebelët në Ukrainë me armë dhe trupa, por Moska i hedh poshtë këto akuza.