OAK takon kryetarin Ahmeti, i adreson shumë probleme që po e preokupojnë biznesin në Kryeqytet

Mos funksionalizimi i zonës ekonomike, vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve, mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna, ishin temë e diskutimit që udhëheqja e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) i ceku gjatë takimit që dje pati me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme

20/03/2018 10:08

OAK gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti adresoi shumë kërkesa dhe probleme që ka biznesi dhe sfidat që hasin bizneset, si nga ana e nivelit qendror ashtu edhe në atë lokal.

OAK, si përfaqësues i bizneseve adresoi disa kërkesa te kryetari Ahmeti, siç janë:

  1. Mos funksionalizimi i zonës ekonomike qe disa vite në Prishtinë;
  2. Vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve duke u dëmtuar biznesi, qytetari dhe komuna;
  3. Mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna;
  4. Mungesa e një oferte nga Komuna për bizneset në Prishtinë;
  5. Mungesa e komunikimit të mjaftueshëm të komunës me biznesit.

Dhe shumë e shumë probleme të cilat po e rëndojnë klimën e të bërit biznes në kryeqytet.

Nga ana tjetër  Ahmeti shprehu interesim që të ketë bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të përfitojnë shumë bizneset, duke thënë që është interes i dy anshëm që të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe takime të rregullta me Komunën e Prishtinës. Në këtë mënyrë bizneset e kësaj komune do të kenë informata të sakta për çdo vendim që merr Komuna dhe do të kenë mundësi që nga afër të i shpalosin problemet me të cilat ballafaqohen.

Të dy palët u pajtuan që mungesa e informacionit e vështirëson të bërit biznes në Kosovë, andaj takimet e përbashkëta me bizneset dhe Komunën janë të mirëseardhura.

Gjithashtu krijimi i një oferte për bizneset nga Komuna do të jetë me interes të madh çoftë për bizneset ashtu edhe për Komunën e Prishtinës.

Dhe në fund të këtij takimi u dakorduan që Ahmeti të vizitoi Odën e Afarizmit të Kosovës, ku do të këtë mundësi të takohet me bizneset.

Në këtë takim morën pjesë, kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe drejtori ekzekutiv Ismet Mulaj me zyrtaren për komunikim me biznese,  Donika Gashi./Lajmi.net/