OAK pritet në takim nga Ministri Lluka!

Përfaqësues të OAK-së, të kryesuar nga drejtori i Bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari i Bordit Arsim Selmonmusaj, anëtari i bordit Hasan Gigollaj dhe drejtori ekzekutiv Ismet Mulaj, mbajtën një takim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku u pritën nga ministri, Valdrin Lluka me bashkëpunëtor.

Lajme

21/09/2017 16:21

 

Krasniqi e njoftoj ministrin Lluka për aktivitetet dhe të arriturat e OAK-së, si dhe kontributin e saj në drejtim të ndihmës dhe ofrimit të shërbimeve për bizneset, thuhet në njoftimin e OAK-së.

Gjithashtu si çështje në këtë takim u ngritën problemet me të cilat po ballafaqohet biznesi vendor, siç janë mungesa e investimeve private në sektorin e reciklimit, probleme me energji elektrike, çmimet e larta të energjisë, mungesa e zonave industriale, licencat, çështja e mbrojtjes së produkteve vendore, si dhe konkurenca jo lokale, transmeton lajmi.net.

Ministri Lluka e vlerësoj punën që OAK është duke e bërë në të mirë të biznesit dhe kontributin që po e jep në këtë drejtim duke theksuar se vendi ka nevojë për  Oda të tilla, që jep kontribut në krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë. Gjithashtu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të afërt me OAK, ku në këtë mënyrë do të jetë më afër bizneseve dhe problemeve të tyre. Po ashtu Lluka premtoj që do të inicoj projekte përkatëse në drejtim të përmirësimit të problemeve që bizneset vendore kanë.

Në këtë takim të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim të afërt dhe që do të japin kontribut maksimal në mënyrë që të përkrahen interesat e biznesit, si faktori kryesor i zhvillimit të ekonomisë së vendit! /Lajmi.net/