OAK përshëndet vendimin për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Shoqëritë Tregtare

Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndet vendimin e presidentit të republikës  së Kosovës për  kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, të miratuar më 15 mars 2018 në Kuvend.

Lajme

04/04/2018 19:07

OAK ka reaguar menjëherë pas miratimit në kuvend të nenin 34 pika 2, ku i obligon bizneset private dhe Shoqëritë Tregtare  që të kenë 40 % gra në borde në dy vitet e para, ndërsa pas dy viteve kjo përqindje të rritet në 50%.

Oda e Afarizmit të Kosovës edhe në diskutimet publike është angazhuar që Ligji për Shoqëritë Tregtare të jetë ligj modern dhe sipas kërkesave të biznesit, por ka kundërshtuar fuqishëm tendencën që përmes ligjeve të ndërhyhet në menaxhimin e bizneseve private.

Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje ligjvënësit që të jenë me aktiv dhe bashkëpunues me biznesin me qëllim që Kosova të jetë vend ku zhvillohet biznesi dhe krijohen vende të reja të punës.

Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se angazhohet që vendi ynë të ketë një legjislacion modern dhe stimulues për biznesin vendor dhe ndërkombëtar, si e vetmja rrugë që dërgon kah prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

“Prandaj, neni 34 pika 2 është jo i drejtë,  jo Evropian dhe ndërhyrës në menaxhimin e bizneseve private”./Lajmi.net/