OAK kërkon nga KGJK të merren masa ligjore ndaj prokurorit Ali Hajdini – Lajmi.net
OAK kërkon nga KGJK të merren masa ligjore ndaj prokurorit Ali Hajdini
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 18:19, 18 May 2017
Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar ndaj urdhërit për arrestimin e avokatit Nasuf Hasani.

Urdhërin për arrestimin e Nasuf Hasanit e ka dhënë prokurori Ali Hajdini gjatë një seance gjyqësore, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë i OAK:

Reagim ndaj urdherit të Prokurorit Ali  Hajdini për arrestimin në seancë gjyqesore të Avokatit Nasuf Hasani me datë 18.05.2017

OAK- Dega Regjionale e Prishtinës, lidhur me ngjarjen e cila ka ndodhur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë një seance gjyqësore ku z.Ali Hajdini Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka urdhëruar zyrtarët policor që të bëjnë arrestimin e z.Nasuf Hasani avokat me seli të zyrës në Prishtinë, pa ndonjë arsyeje dhe në mënyrë arbitrare e në kundërshtim me ligjin sepse në procedurë gjyqësore të gjitha procedurat i udheheqë Kryetari i Trupit Gjykues.

Për informinin tuaj këtë urdhër z.Hajdini e kishte dhënë gjatë seancës në të cilen ai ishte përfaqsues i akuzës ndërsa av. Nasuf Hasani përfaqsonte të pandehurin në të njëjten procedurë.

Dega Regjionale e Prishtinës shpeh shqetësimin e saj serioz duke kërkuar që veprimet e tilla të mos përsëriten dhe se avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në procedurë andaj dega regjionale e Prishtinës lidhur me këtë rast në ditët në vijim do të ndërmerr të gjithë hapat ligjor me qëllim të mbrojtjes së avokatëve dhe kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z.Imer Beka që të marrin masa të menjëhershme ndaj prokurorit në fjalë i cili në mënyrë recidive abuzon me pozitën e prokurorit për të ju hakmarrë palëve në procedurë.

OAK- Dega Regjionale e Prishtinës

 

Fjalët kyçe: Ali Hajdini, Nasuf Hasani, OAK

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Stealth Sniper