OAK ankohet në MTI për barrierat që po i shkaktojnë vendet fqinje biznesit kosovar – Lajmi.net
OAK ankohet në MTI për barrierat që po i shkaktojnë vendet fqinje biznesit kosovar
Autori: Lajmi.net Ekonomi 15:58, 23 August 2017
Një delegacion i OAK-ut, i kryesuar nga drejtori i Bordit, Skender Krasniqi, drejtori ekzekutiv Ismet Mulaj, si dhe zyrtarja për komunikim me biznese,  Donika Gashi, patën një takim në MTI, ku u pritën nga ministri, Valentin Toci me bashkëpunëtor.

Krasniqi e njoftoj ministrin Toci për të arriturat e OAK-ut si dhe problemet me të cilat po ballafaqohet biznesi vendor, sidomos për problemet që po i shkaktojnë vendet rajonale. Po ashtu, z. Krasniqi e bëri me dije ministrin Toci edhe për sfidat që i ka biznesi për të investuar në Kosovë, sidomos mungesën e infrastrukturës dhe problemet për qasje në energji elektrike. Ndërsa, z. Mulaj, përmendi si shqetësim problemet që ka biznesi me Serbinë dhe Maqedoninë. Serbia po e bllokon me barriera jo tatimore peshkun e Kosovës, ndërsa Maqedonia po i bllokon produktet me origjinë shtazore.

Ministri Toci e përgëzoj OAK-un për punën që është duke e bërë në të mirë të ndërtimit të një ambienti më të mirë për të bërë biznes në Kosovë dhe premtoj delegacionit nga OAK-ut se me urgjencë do të merren në trajtimin e rasteve të ngritura.

Po ashtu si shqetësim i përbashkët u përmend marrëveshja e CEFTA-së, e cila biznesit vendor po i krijon shumë problem.

Të dyja palët u pajtuan që OAK e ka vendin në Komitetin për Zhvillim Kombëtar, vend ku debatohet për interesin e biznesit./Lajmi.net/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy