‘O sa mirë’ po rikthehet me këto ndryshime

Të gjithë jemi duke pritur për episodet e reja të serialit ‘O sa mirë’.

ShowBiz

20/09/2017 17:43

E në një prononcim për lajmi.net, producenti Fisnik Vejsa, ka treguar se shumë shpejt kjo seri do nis transmetimin.

“Jemi duke biseduar, shumë shpejt do fillojmë transmetimin. Ndryshime nuk ka shumë në kast, ka vetëm te gjinia femërore, pasi po na shtohen bukuroshet (qesh)” ka thënë ai.

Producenti nuk dha asnjë përgjigje për thashethemin e ditëve të fundit ku po thuhet se ‘Xhesika’ nuk do jetë më pjesë e kësaj serie, pasi tha që po bisedohet akoma në lidhje me këtë çështje.

I pyetur se a ka ndryshime në skenografi, Vejsa theksoi se ‘O sa mirë’ do të gjirohet në ASK-Amerikan School of Kosova./Lajmi.net/