N’Zonzi vjen te qyteti i njohur italian, transferohet në Serie A

Steven N'Zonzi do të transferohet në Serie A.

Sport

14/08/2018 12:34

Steven N’Zonzi do të jetë futbollist i ri i Romës.

Mesfushori i Sevillas sot në ora 13:30 pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian për të filluar procesin e transferimit te skuadra e njohur nga Serie A.

Mediat italiane raportojnë se N’Zonzi do të nënshkruajë me ekipin nga Italia, përcjell “lajmi.net”.

Roma do të paguajë rreth 35 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit francez, kampion i botës nga Botërori 2018. /Lajmi.net/